Aksident në aksin Milot-Rrëshen, lëndohen katër persona – vetura

0%

Një tjetër aksident është regjistruar paraditen e sotme në segmentin Milot-Rrëshen, pranë Rubikut. Një automjet është përplasur me një kamion, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /Tch

Burimi: Telegrafi