Trump kërkon përfshirjen e Iranit në paketën e re të sanksioneve ndaj

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë thirrje republikanëve në Kongres që të zgjerojnë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë, duke përfshirë edhe masa kundër Iranit. Në një reagim të publikuar në platformën e tij “Truth Social”, Trump kërkoi që Irani të përfshihet në paketën e re të masave ndëshkuese që po shqyrtohet nga ligjvënësit amerikanë.

Kjo deklaratë vjen në një periudhë kur Kongresi amerikan po diskuton forcimin e sanksioneve ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa administrata amerikane po kërkon gjithashtu mënyra për të rritur presionin politik dhe ekonomik ndaj Teheranit.

Përfshirja e Iranit në këtë projektligj do të mund të sjellë masa të reja ndaj një vendi që prej vitesh përballet me sanksione ndërkombëtare, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të mbeten të larta. Ende nuk është bërë e ditur nëse propozimi i Trump do të përfshihet në versionin përfundimtar të projektligjit që do të votohet në Kongres. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com