Të paktën një person ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me raketa ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev, gjatë orëve të para të mëngjesit. Sulmet shkaktuan dëme të shumta në ndërtesa dhe automjete, ndërsa disa zjarre shpërthyen në zona të ndryshme të qytetit.
Sipas autoriteteve ukrainase, Forcat Ajrore dhe komanda ushtarake e Kievit lëshuan paralajmërime të njëpasnjëshme për raketa që nga ora , duke u bërë thirrje banorëve të strehoheshin. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se zjarre shpërthyen në një konvikt, një pallat apartamentesh dhe një supermarket.
Ai shtoi se të paktën pesë lagje të kryeqytetit u goditën nga sulmet, ndërsa edhe disa ndërtesa dhe depo të tjera pësuan dëmtime. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
