Ambasada e Kosovës në Kroaci ka njoftuar se një pjesë e stafit të saj u ka shpërndarë ujë dhe pako ushqimore bashkatdhetarëve tanë që nga vende të ndryshme të Europës janë nisur për në vendlindje, por që për të vonesave si pasojë e zbatimit të Sistemit EES (Entry/Exit System) u ka rënë të presin për orë të tëra në pikën kufitare kroate Bajakovo, në kufi me Serbinë.
Amabasada ka treguar se edhe pse kolonat janë të gjata, sipas informacioneve që ata kanë, koha e pritjes në pikëkalim tani janë 10-15 minuta. “Në funksion janë tetë korsi hyrëse, ndërsa autoritetet kroate po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar një qarkullim sa më të shpejtë dhe efikas.
Kolonat janë kryesisht pasojë e zbatimit të Sistemit EES (Entry/Exit System), i cili ka sjellë procedura të reja të kontrollit kufitar dhe ka ndikuar në ngadalësimin e përkohshëm të qarkullimit.”- ka njoftuar Amabasada. Ambasada ka falënderuar bashkatdhetarin Haki Qenajn për dhurimin e pakove ushqimore për bashkatdhetarët.
“Ambasada e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve të saj, duke monitoruar situatën në pikat kufitare dhe duke ofruar mbështetje sa herë që kjo është e nevojshme.”- njoftoi kjo Ambasadë. Foto: RTV Dukagjini Foto: RTV Dukagjini
