Spanjë-Argjentinë, Trump del hapur: Ja kush e fiton finalen e

0%

Pak orë para finales së madhe të Botërorit 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë edhe parashikimin e tij për fituesin. Gjatë një interviste, Trump u pyet se cila skuadër do të ngrejë trofeun në “MetLife Stadium”.

Edhe pse pranoi se nuk ndjek nga afër futbollin, presidenti amerikan u shpreh se favorizon Argjentinën, kryesisht për shkak të Lionel Messit. “Do të thoja Argjentina. Messi është një lojtar i madh”, ishte përgjigjja e Trump, duke vlerësuar ndikimin e kapitenit argjentinas në prag të finales.

Trump pritet të jetë i pranishëm në stadium për finalen dhe, së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, do t’i dorëzojë trofeun ekipit fitues.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot