Selektori i Spanjës: Kjo gjeneratë fitoi gjithçka

0%

Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente, nuk e fshehu emocionin pas triumfit në finalen e Botërorit me rezultat 1:0 ndaj Argjentinës. Finale me emocione e 120 minuta, por spanjollët ishin shumë më të mirë. “Ndjej shumë krenari për këtë gjeneratë futbollistësh që është rritur me këtë ide, ka qenë besnike ndaj saj dhe e ka bërë gjithnjë e më të mirë.

Na kanë dhënë shembullin e një grupi, të një familjeje, me futbollistë të mëdhenj dhe me talent të jashtëzakonshëm. Ndihem krenar”, t ha ai për “La 1”. Duke folur për emocionet e momentit, De la Fuente shtoi: “Jam shumë i emocionuar. Kur kthej kokën pas dhe mendoj për ta, kuptoj se me këtë gjeneratë kemi fituar gjithçka, gjithçka”.

Sipas tij, Spanja duhej ta kishte zgjidhur finalen më herët. “Mendoj se ndeshja duhej të ishte vendosur shumë më parë. Ndërhyrjet e Dibu Martinezit na penguan të fitonim më herët dhe të kalonim në avantazh më shpejt. Por kjo ishte një finale Botërori dhe duhet të vuash, madje edhe kundër një skuadre me dhjetë lojtarë. Ne ishim të përgatitur për gjithçka”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot