Scaloni, arkitekti i epokës së artë të Argjentinës

0%

Lionel Scaloni po vazhdon të ndërtojë një nga periudhat më të suksesshme në historinë e Kombëtares së Argjentinës, duke grumbulluar trofe dhe arritje që e vendosin mes trajnerëve më të vlerësuar në futbollin botëror. Nën drejtimin e tij, Argjentina fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2021, triumfoi në Finalissima 2022, ndërsa më pas ngriti edhe trofeun e Kupës së Botës në Katar, po atë vit,.

Sukseset nuk u ndalën me kaq, pasi ai fitoi edhe Kupën e Amerikës në vitin 2024, duke konfirmuar dominimin në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë, në Kupën e Botës 2026, Scaloni e ka udhëhequr sërish Argjentinën deri në finalen e madhe, ku skuadra e tij do të luftojë për një tjetër titull të kampionit të botës.

Me një bilanc të tillë në krye të Argjentinës, gjithnjë e më shumë zëra në botën e futbollit po vlerësojnë se Lionel Scaloni meriton të konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë në botë, falë rezultateve të jashtëzakonshme që ka arritur në një periudhë relativisht të shkurtër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kujtojmë që ndeshja finale e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe SPanjës do të zhvillohet sonte në ora sipas orës lokale në Kosovë.

Burimi: Bota Sot