Rusia ka ndërmarrë një valë të gjerë sulmesh me raketa balistike ndaj Kievit, duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur të paktën 14 të tjerë. Gjatë natës janë goditur disa zona të kryeqytetit ukrainas dhe rajonit përreth. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar sulmin si një nga më masivët me raketa balistike ndaj Kievit që nga fillimi i pushtimit rus.
Ushtria ukrainase ka bërë të ditur se mbrojtja ajrore rrëzoi 18 nga gjithsej 41 raketa të lëshuara. Po ashtu, janë kapur dhe shkatërruar 108 dronë. Në të njëjtën kohë, Ukraina ka vazhduar sulmet ndaj objektivave ruse. Sipas ushtrisë ukrainase, dronët goditën dy cisterna ruse të naftës në Detin e Zi.
Situata mes dy vendeve vazhdon të mbetet e tensionuar, ndërsa sulmet ajrore dhe goditjet ndaj infrastrukturës po intensifikohen. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
