Shpërndaje në: Në 1 euro e 64 cent për litër ka arritur çmimi i naftës në Kosovë, bazuar në çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës. Ky çmim vlen edhe për ditën e hënë. Ndërkohë benzina gjatë këtyre dy ditëve do të shitet 1.46 centë për litër e gazi 0.60 cent për litër.
Të shtunën, nafta është shitur me çmim 1.63 euro për litër, benzina 1.45 euro për litër, ndërkaq gazi me çmim të njëjtë sa sot. Çmimet e derivateve kanë nisur të rriten sërish pas prishjes së marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do ta kthejnë bllokadën për anijet që shkojnë drejt apo dalin nga portet e Iranit.
