Pas Facebookut, probleme shfaqen edhe në Instagram

0%

Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdorues të “Facebook” dhe “Instagram” janë përballur me vështirësi në aksesimin e llogarive të tyre. Shkaqet e ndërprerjes që ka prekur qindra mijëra përdorues në të gjithë botën ende nuk dihet. Ndërkohë shumë prej përdoruesve që ishin aktivë janë nxjerrë automatikisht nga sistemi.

Platforma shfaq mesazhin “llogaria është e padisponueshme” në momentin që provon të kesh akses në llogari apo të ngarkosh një material

Burimi: Bota Sot