Një tortë gjigante, disa metra e gjatë dhe me ngjyrat e flamurit venezuelian, është përgatitur në Venezuelë si një simbol shprese dhe solidariteti për fëmijët e prekur nga tërmetet shkatërruese të 24 qershorit, të cilat shkaktuan më shumë se 5 mijë viktima.
“U bë me dashuri, për fëmijët e Guairas”, tha 50-vjeçarja Clarice Antaurgo, një nga vullnetaret që ndihmoi në përgatitjen e ëmbëlsirës së madhe. Ajo shprehu shpresën se, pavarësisht tragjedisë, komuniteti do të arrijë të ringrihet. Torta, e cilësuar si më e madhja e përgatitur ndonjëherë në Venezuelë, ishte 7.7 metra e gjatë, 1.6 metra e gjerë dhe peshonte më shumë se 330 kilogramë.
Në realizimin e saj morën pjesë 25 persona, të mbështetur nga organizata të ndryshme lokale në Karakas. Organizatori i nismës, Willman Villegas, tha se kjo nuk ishte një përpjekje për të krijuar një rekord, por një mënyrë për t’u dhënë gëzim fëmijëve që po përballen me pasojat e katastrofës. “Është një rekord për Venezuelën, por nuk është një trofe për t’u vendosur në dritare.
E bëmë për t’ua dhënë këtë ëmbëlsirë njerëzve në nevojë”, u shpreh ai. Rreth 3 mijë copa torte do t’u shpërndahen fëmijëve të Guairas në kuadër të “Ditës së Fëmijëve” në Venezuelë. Pas tërmeteve, më shumë se 20 mijë persona vazhdojnë të jetojnë në çadra ose strehime të improvizuara.
Sipas bilancit të fundit të autoriteteve, të paktën 5 mijë e 69 persona kanë humbur jetën nga dy tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë që goditën zonën e Guairas. Numri i të plagosurve ka arritur në 16 mijë e 740 persona.
Autoritetet nuk kanë publikuar një shifër zyrtare për personat e zhdukur, ndërsa Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se numri i tyre mund të arrijë deri në 50 mijë. ⚫️ #EnVideo | La Fundación Color Esperanza y unos 50 voluntarios prepararon la torta “más grande” de Venezuela (8 metros de largo por 1,20 de ancho) en el municipio Sucre de Caracas.
El objetivo es repartir unas 3.000 porciones en los refugios locales con motivo del Día del… pic.twitter.com/bgVFHqbcmj — Globovisión (@globovision) July 18, 2026
