Tre persona, Ejup Ternava, Cennet Ternava dhe Fatmire Shabani, janë raportuar të zhdukur dhe familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tyre. Sipas njoftimit të publikuar nga familjarët, personat janë parë për herë të fundit mbrëmë rreth orës në Shkup. Ata dyshohet se ishin nisur nga aeroporti në drejtim të Kosovës, por që nga ajo kohë nuk kanë pasur më kontakt me ta.
Familjarët kanë bërë të ditur se tre personat po udhëtonin me një automjet Mercedes GLC ngjyrë blu, me targa MR-DT 2025. Ata u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e tyre apo kanë parë automjetin, të kontaktojnë familjarët ose autoritetet policore.
Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tyre konsiderohet i rëndësishëm, ndërsa familja ka kërkuar që njoftimi të shpërndahet sa më shumë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
