Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, ka thënë se Lionel Messi, do t’i shënojë gol Spanjës në finale. Spanja dhe Argjentina, takohen sonte në aktin finale të Kupës së Botës, për trofeun e çmueshëm, të cilin Franca dhe Anglia nuk e arritën, duke u ndaluar në gjysmëfinale. “Messi do ë shënojë gol. Ai shënon gjithmonë”, deklaroi sulmues francez.
Mbappe i shënoi dy gola për Francën në ndeshjen për vend të tretë ndaj Anglisë dhe tani është golashënuesi më i mirë i këtij Botërori dhe po ashtu golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botëror. Në këtë Kampionat Botëror, ylli francez i ka 10 gola, dy më shumë se argjentinasi Lionel Messi. Në përgjithësi, Mbappe i ka 22 gola në Kampionate, që është rekord.
Këta 22 gola i ka shënuar në 22 paraqitje. I dyti është Messi me 21 gola në 33 ndeshje në Kampionate Botërore. “Do të preferoja të mos isha golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe thjesht të luaja në finale”, tha ai.
