Shpërndaje në: Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, është shpallur golashënuesi më i mirë i Botërorit me dhjetë gola. Ai la prapa Lionel Messin me tetë gola. Messi nuk arriti të realizojë gol në finale të Kupës së Botës kundër Spanjës. Spanjollët fituan me rezultat 1:0, ndërsa Mbappe i shënoi dy gola për Francën në ndeshjen për vend të tretë ndaj Anglisë.
Anglezët fituan 6:4, por Mbappe tani është golashënuesi më i mirë i këtij Botërori dhe po ashtu golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botërore me 22 gola në 22 ndeshje. I dyti është Messi me 21 gola në 33 ndeshje në Kampionate Botërore.
