Veprimtari Halil Geci ka reaguar me kritika ndaj Vjosa Osmanit. Në një postim, Geci ka thënë se deklaratat e së kaluarës dhe ato të sotmet krijojnë, sipas tij, kundërthënie që i cilëson si “hipokrizi”. Postimi i plotë: KUR FJALËT E DJESHME I RRËZOJNË FJALËT E SOTME, I THONË HIPOKRIZI. E KJO HIPOKRIZI KA EMËR: RRUSHE! Kur fjalët e djeshme përplasen me fjalët e sotme, aty lind hipokrizia.
E kur kundërthëniet bëhen më të mëdha se vetë fjalët, hipokrizia merr edhe emër. I them Lirim Gashit: Merre kalemin, se kjo që po bën Rrushja nuk kërkon roman, por një satirë të mirë. E ti, Lirim, ia ke zanat satirës!
