Temperaturat e larta kanë shtyrë autoritetet të vendosin masa të përkohshme për qarkullimin e automjeteve të rënda në Kosovë. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ndalohet përkohësisht lëvizja e automjeteve për transport të mallrave me peshë mbi 20 tonë në autoudhë, gjatë orëve kur priten temperaturat më të larta.
Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora deri në , pasi temperaturat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius. Ky kufizim nuk do të vlejë për rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, ku qarkullimi i këtyre mjeteve do të vazhdojë normalisht. Nga masa përjashtohen automjetet e policisë, shërbimeve të sigurisë, emergjencave dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve dhe drejtuesve të mjeteve të rënda që të respektojnë orarin e përcaktuar dhe të planifikojnë udhëtimet në përputhje me kufizimet e vendosura. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
