Aksident i rëndë në Divjakë, humb jetën 39-vjeçari dhe plagosen pesë

0%

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin nacional Çermë–Divjakë, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve. Ngjarja ka ndodhur në zonën e fshatit Çermë Shkumbin, ku një automjet tip BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 39-vjeçari Barjam Kacani, i cili udhëtonte me automjetin Opel.

Ndërkohë, pesë personat që ndodheshin në BMW, përfshirë tre fëmijë, kanë mbetur të lënduar, por mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Lushnjës, ku kanë marrë trajtim mjekësor.

Policia rrugore ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkaqeve që çuan në përplasjen fatale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com