Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen me deponinë e

0%

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurori në lidhje me gjendjen e deponisë së mbeturinave në fshatin Sverkë të Pejës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami ka thënë se prej pesë ditësh deponia është përfshirë nga zjarri.

Ajo ka thënë se prej më shumë se një dekade, kjo deponi dhe mbeturinat që hudhen aty nga pesë komuna, nuk janë trajtuar sipas standardeve sanitare.

“Aktualisht, deponia menaxhohet nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), aksionar i vetëm i së cilës është Qeveria e Republikës së Kosovës.Përmes këtij kallëzimi penal kam kërkuar që Prokuroria të hetojë përgjegjësinë e operatorit aktual të deponisë, por edhe përgjegjësinë e institucioneve dhe zyrtarëve që kanë pasur kompetenca për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e saj ndër vite, përfshirë Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe institucione të tjera që mund të kenë pasur përgjegjësi” – ka shkruar Bajrami.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dje me banorët e asaj ane në Svërkë kanë protestuar, për shkak të zjarrit dhe tymit që ka rënë në atë deponi. Përfaqësuesi i banorëve të këtij fshati, Enver Shabani ka thënë për KALLXO.com se prej të martës, tymi i shkaktuar nga zjarri po vazhdon ta ndotë zonën.

Në anën tjetër, ndërmarrja publike “Ambienti” ka bërë të ditur se zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e veprimeve të personave të pandërgjegjshëm. Ky veprim, sipas tyre, rrezikon seriozisht sigurinë e punonjësve, operatorit ekonomik dhe shkakton ndotje të konsiderueshme të mjedisit.

“Si pasojë e zjarrit, është vështirësuar edhe procesi i zbrazjes së automjeteve komerciale, si dhe janë shkaktuar pengesa të tjera në funksionimin normal të deponisë”- thuhet në njoftim. Situatë e njejtë ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar.

Burimi: Kallxo