Finalja e madhe, Spanjë – Argjentinë: Gjithçka minutë pas minute

0%

Pas një muaji spektakël futbolli dhe 103 ndeshjeve të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, Kupa e Botës 2026 ka mbërritur në aktin e saj të fundit. Sonte, në stadiumin “MetLife” në New Jersey, do të luhet finalja e madhe që do të kurorëzojë kampionin e ri të botës, në një përballje mes dy prej kombëtareve më të forta të momentit.

Nga ora , kampionia në fuqi e botës, Argjentina, do të përballet me kampionen aktuale të Evropës, Spanjën, në një duel që premton spektakël.

Në njërën anë është Lionel Messi, që synon të mbyllë karrierën me një tjetër trofe historik, ndërsa në anën tjetër qëndron Spanja e Luis de la Fuente, e udhëhequr nga brezi i ri i talentëve, me synimin për të fituar titullin e dytë botëror në histori. – FIFA prezanton unazat e personalizuara të kampionëve për finalen Spanjë-Argjentinë Finalja e madhe e Kupës së Botës 2026 midis Spanjës dhe Argjentinës në stadiumin MetLife nuk do të mbahet mend vetëm për vetë ndeshjen, por edhe për një ndryshim historik në mënyrën se si shpërblehen kampionët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në një lëvizje të frymëzuar nga ligat kryesore sportive amerikane si NBA dhe NFL, FIFA ka njoftuar se do t’i dhurojë unaza të personalizuara, të numëruara dhe të qepura sipas porosisë ekipit që arrin të ngrejë trofeun këtë të diel, më 19 korrik. Organi drejtues detajoi se një koleksion ekskluziv prej 2,026 bizhuterish do të krijohet për nder të vitit aktual.

Nga ky total, 30 bizhuteri do të rezervohen për lojtarët dhe stafin e trajnerëve të ekipit kombëtar fitues. 1,996 bizhuteritë e mbetura do të vihen në shitje për publikun e gjerë si artikuj zyrtarë koleksionistësh, të plotësuar me certifikatat përkatëse të autenticitetit. – Podcasti Arena e Yjeve: Analiza dhe parashikime për finalen e madhe Enjoy the videos and music you love, upload original content, and share it all with friends, family, and the world on YouTube. – Analizë dhe parashikim i rezultatit A story is waiting to be written. #FIFAWorldCup — FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) July 19, 2026 Kampionia e Evropës, Spanja, po arrin kulmin e formës në momentin e duhur, pasi dha një paraqitje të jashtëzakonshme në gjysmëfinale kundër Francës për të siguruar finalen e saj të parë të Kupës së Botës që nga viti 2010.

“La Roja”, e cila ka pësuar vetëm një gol në shtatë ndeshje të këtij turneu, do ta nisë finalen si favorite. Në përballjen e fundit mes dy kombëtareve, Spanja e mposhti Argjentinën me rezultat të thellë 6-1 në vitin 2018, kur Isco realizoi një het-trik.

Argjentina ka mundësinë të bëhet kombëtarja e parë që fiton dy Kupa Bote radhazi që nga Brazili në vitin 1962, pasi siguroi një fitore spektakolare me përmbysje ndaj Anglisë të mërkurën. Kampionët në fuqi kanë fituar 13 ndeshje radhazi në Kupën e Botës që nga humbja ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen hapëse të Botërorit 2022.

Parashikim : Spanjë 2-1 Argjentinë – Formacionet e mundshme, Spanjë – Argjentinë Spanjë (4-2-3-1): Simon; Cucurella, Laporte, Cubarsi, Porro; Ruiz, Rodri; Baena, Olmo, Yamal; Oyarzabal Argjentinë (4-1-4-1): Martinez; Molina, Romero, L.Martinez, Tagliafico; Paredes; Simeone, Allister, Fernandez, Alvarez; Messi. – Mungesat e dy skuadrave Spanja nuk ka asnjë mungesë pasi të gjithë yjet pritet të jenë gati për ta dëshmuar kualitetin nën urdhrat e Luis de la Fuente.

Faktikisht, vetëm Mikel Merino pritet të jetë në stol dhe më pas të hyjë në pjesën e dytë, me synimin për ta bërë ndryshimin në rast që nevojitet sikurse ndaj Portugalisë dhe Francës. Ndërsa, e njëjtë situata pritet të jetë edhe te Argjentina.

Përzgjedhësi Lionel Scaloni nuk ka asnjë lëndim andaj pritet të hyjë me formacionin e njëjtë që luajti ndaj Anglisë. – Slavko Vincic, gjyqtari i finales Introducing your referee for the @FIFAWorldCup 2026 Final….🥁 Congratulations, Slavko Vinčić! 👏 pic.twitter.com/OMLJ3oA31p — FIFA (@FIFAcom) July 17, 2026 Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka shpallur zyrtarisht emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë në finalen e madhe të Kupës së Botës, në të cilën ekipet e Spanjës dhe Argjentinës do të luftojnë për titullin e kampionit të botës.

Spektakli është planifikuar për 19 korrik në MetLife Stadium dhe roli kryesor në ndeshjen më të rëndësishme të vitit i është besuar gjyqtarit të shquar slloven Slavko Vincic.

Krahas Vincicit, drejtësia do të administrohet në fushë nga ekipi i tij i mirë-koordinuar i asistentëve sllovenë, ndërsa pjesa tjetër e ekipit do të përbëhet nga gjyqtarë nga Jordania. – Fjalët e Lionel Messit, kapitenit të Argjentinës “Ne kemi qenë më të mirët në katër vitet e fundit, pavarësisht nëse i pëlqen apo jo dikujt, dhe pavarësisht se çfarë thotë dikush.

Ne vërtetuam edhe një herë se jemi midis dy ekipeve më të mira në botë. Kjo tregon se gjithçka që bëmë nuk ishte rastësi dhe se asgjë nuk na është dhënë”. “Lamine ka lënë gjurmë dhe e ka gjithë karrierën përpara.

E ka mundësinë të arrijë diçka historike, por do të mundohemi që ai të mos e arrijë kësaj here”. – Fjalët e Lionel Scalonit, përzgjedhës i Argjentinës “Si mundet që Spanja të mos na shqetësojë, pasi është përfaqësuese e madhe. Nuk shoh dobësi te Spanja. Por, pavarësisht se është finale, është tjetër ndeshje futbolli dhe ne duhet të provojmë ta fitojmë”.

“Ata gjithashtu kanë lojtarë që kanë luajtur në skena të mëdha ndërkombëtare. Janë lojtarët më të mirë të ekipeve të tyre. Kur topi fillon të rrotullohet, presioni harrohet dhe ata përqendrohen vetëm te loja. Ata kanë luajtur një finale të Kampionatit Evropian dhe një finale të Ligës së Kombeve, ndaj kanë shumë përvojë.

Nuk mendoj se fakti që ne po luajmë sërish një finale është ndonjë avantazh për ne.” – Fjalët e Rodrit, kapiten i Spanjës “E konsideroj atë lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve, lojtarin që e udhëhoqi shtetin e tij në triumfin e Botërorit në Katar dhe tani është në një tjetër finale”. “Megjithatë, besoj se Argjentina është më shumë sesa Messi.

Mendoj se Spanja dhe Argjentina e luajnë futbollin më të mirë ekipor”. – Fjalët e Luis de la Fuente, përzgjedhës i Spanjës “Me të vërtetë shoh dy përfaqësuese me sjellje të përafërta dhe talent për futboll” “Isha në Akademinë e Sevillas dhe luanim ndeshje të Kupës së Mbretit dhe shkuan më Barcelonë. Njerëzit më tregonin gjëra të mira për një fëmijë me emrin Messi.

Një lojtar ishte afër tij dhe rezultati ishte 0-0 pas 70 minutash”. “Kur lojtari mori karton e zëvendësuam. Për 15 minuta, Messi shënoi katër gola.

Tani nuk do ta ruajmë ashtu, por do të jemi shumë të vëmendshëm, njësoj si ndaj lojtarëve të tjerë, ashtu siç edhe ata duhet të jenë për lojtarët tanë”. – Rruga e Spanjës dhe Argjentinës drejt finales së madhe Nga ora , kampionia në fuqi e botës, Argjentina, do të përballet me kampionen aktuale të Evropës, Spanjën, në një duel që premton spektakël.

Spanja e nisi Kampionatin Botëror me barazim pa gola (0-0) ndaj Kepit të Gjelbër. Më pas erdhën dy fitore, ndaj Arabisë Saudite (4-0) dhe Uruguait (1-0), për ta kaluar grupin si lidere me shtatë pikë. Në 1/16 e finales, fitorja erdhi ndaj Austrisë me rezultat 3-0, në 1/8 të finales mposhti Portugalinë me rezultat 1-0, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj Belgjikës me rezultat 2-1.

Ndeshja më e fortë e Spanjës deri më tani erdhi në gjysmëfinale ndaj Francës, ku fitoi me rezultat 2-0, duke siguruar finalen e madhe. Në anën tjetër, Argjentina e kaloi pa probleme fazën e grupeve, duke regjistruar tri fitore. Fillimisht mposhti Algjerinë me rezultat 3-0, më pas Austrinë 2-0 dhe në fund Jordaninë 3-1.

Në 1/16 e finales fitoi ndaj Kepit të Gjelbër vetëm pas vazhdimeve me rezultat 3-2. Me shumë dramë triumfoi edhe ndaj Egjiptit me rezultat 3-2 në 1/8 të finales. Fitore arriti edhe ndaj Zvicrës pas vazhdimeve, me rezultat 3-1.

Ndeshja më e madhe e tyre, pa dyshim, ishte në gjysmëfinale, ku, siç kanë bërë shpesh në këtë Kampionat Botëror, përmbysën rezultatin nga 1-0 në 2-1 për të siguruar finalen. – Spanja dhe Argjentina në kërkim të lavdisë Është koha për finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, ku në stadiumin “MetLife” në New Jersey do të përballen dy prej kombëtareve më të mëdha të futbollit botëror.

Spanja, e udhëhequr nga talenti i jashtëzakonshëm Lamine Yamal dhe dirigjenti i mesfushës Rodri, synon të fitojë titullin e saj të dytë botëror. Përballë saj do të jetë Argjentina, kampionia në fuqi e botës, e udhëhequr nga kapiteni frymëzues Lionel Messi. “Albiceleste” synon të ngrejë për herë të katërt në histori trofeun më të çmuar të futbollit botëror.

Burimi: Telegrafi