Fadil Muriqi e Mensur Nexhipi lanë pa fjalë Dinamon e Çiro

0%

Prishtina e tronditi Maksimirin më 23 nëntor të vitit 1986 me barazimin 1:1 ndaj Dinamos së Zagrebit, e cila u quajt befasi e dorës së parë në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë. Dinamo renditej në vend të katërt me 14 pikë e Prishtina në të 16-shtin me 7 sosh.

Bie në sy vlerësimi i trajnerit legjendar Çiro Bllazheviq, i cili e pranoi se Prishtina luajti me vetëmohim dhe madje mund ta fitonte ndeshjen. Golashënues: Nexhipi në minutën 36 – 0:1 dhe Bogdanoviqi në të 42-tin 1:1. Para afro 12.000 shikuesve, ndeshjen e drejtoi gjyqtari Dragisha Komadiniqi i Beogradit, me asistimin e Zdravko Jokiqit (Beograd) dhe Franjo Çërnecit (Lubjanë).

Me kartonë të verdhë u ndëshkuan: Arsllanoviqi i vendësve dhe Shengyli, Morina e Bjellojeviqi të Prishtinës. Dinamo – Prishtina 1:1 Dinamo (Z): Ladiq 6, Cupan 6, Besjak 7, Arsllanoviq 7, Cvetkoviq 6, Matiq 5 (Cvijetkoviq), Besek 5, Munjakoviq 5, Mallbasha 5, Vujoviq 6 dhe Bogdanoviq 7.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prishtina: Darko Bjellojeviq 7, Arbmor Morina 7, Faton Domi 7, Gani Llapashtica 7, Skënder Shengyli 7, Muhamed Kolenoviq 7, Mensur Nexhipi 7 (Goran Pupovac), Sahit Kelmendi 6, Kujtim Shala 5, Fadil Muriqi 6 (Boban Stankoviq) dhe Stoimir Urosheviq 6.

“Është pritur që Dinamo zulmëmadhe të jetë superiore ndaj Prishtinës dhe të shënojë fitore të re në rrugë drejt titullit të kampionit që i është qasur në këtë sezon.

Mirëpo, Prishtina që u konsiderua autsajdere me një lojë të angazhuar, herë pas here jo aq të bukur, arriti të importojë pikën e parë si mysafire në këtë pjesë të kampionatit duke bërë kështu një befasi të dorës së parë”, k a shkruar gazetari Burim Hatipi më 24 nëntor në sportin e “Rilindjes”. “Në minutën 36, pas një aksioni të befasishëm, arriti edhe të kalojë në avantazh.

Në çastin kur topin e kishte Fadil Muriqi, diku afër qendrës, me dinakëri e pasoi në thellësi, prapa mbrojtjes së Dinamos, mu në korridorin ku ishte nisur Nexhipi. Dhe, ky aksion ishte i suksesshëm, sepse Nexhipi doli vetëm para portierit vendës, atë e kaloi në çastin kur ky kishte dalë nga porta dhe arriti ta plasonte topin në rrjetën e zbrazët.

Ishte ky një gëzim i madh për skuadrën mysafire, sepse iu dha rasti që në pushim të shkojnë me rezultat të cilin askush s’do ta ketë pritur. Mirëpo, përkundër faktit se nuk patën raste të mira, zagrebasit tre minuta para përfundimit të pjesës së parë barazuan 1:1. Ishte ky një aksion që nuk premtonte shumë.

Në çastin kritik dukej se Bjellojeviqi kishte evituar rrezikun që iu kërcënua nga Mallbasha. Por, a i shpëtoi topi nga duart, apo Bogdanoviqi ndërhyri me këmbë dhe ia nxori nga duart topin, nuk patëm mundësi të shohim. Por papritmas topin e mori Bogdanoviqi dhe nga afërsia e shtyu në rrjetë.

Vështirë është të pohohet a ishte ky gabim i Bjellojeviqit apo ndërhyrje e parregullt e Bogdanoviqit”, ka shkruar mes të tjera. Mirosllav Çiro Bllazheviq, trajner i Dinamos, tha: “Është e kuptueshme që jam i dëshpëruar me ndarjen e pikëve, mirëpo duhet të pranoj që Prishtina në mënyrë bravoroze u mbrojt dhe shfrytëzoi dobësitë tona. Lojtarët e mi në sulm shprehën joefikasitet total.

Të gjithë, pos Arsllanoviqit dhe Ladiqit, më kanë dëshpëruar. Ndërkaq, në skuadrën e Prishtinës pa përjashtim luajtën me vetëmohim dhe me plot meritë fituan një pikë, e kanë mundur ta fitojnë edhe p ikën tjetër”. Mensur Nexhipi, golashënues për Prishtinën: “Jam i gëzuar që fituam një pikë, për ne në këtë moment shumë e rëndësishme.

Mendoj se rezultati baras në Maksimir është real, por duhet të them se në bazë të rasteve të volitshme ka mundur të jetë edhe më i favorshëm për Prishtinën”. Skënder Shengyli, qendërmbrojtës: “Fitimi i pikës na i shton gjasat për plasman në mesin e tabelës dhe na shton vetëbesimin për ditë më të mira në ndeshjet vijuese.

Tani do të jetë diç më lehtë të luajmë me koncentrim të duhur në ndeshjet që na presin. Sa i përket duelit me Dinamon, mendoj se rastet tona për gola kanë qenë më të theksuara, por në fund mundem të fitojmë, por edhe të humbim”.

Burimi: Bota Sot