Një mosmarrëveshje mes bashkëshortëve, e cila dyshohet se lidhej me tradhtinë bashkëshortore, ka përfunduar me dhunë fizike dhe arratisjen e të dyshuarit në Gjakovë, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është A. F. 37 vjeçar, ndërsa viktimë M. F. 30 Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 18 korrikut, rreth orës , në rrugën “Drenica” në Gjakovë.
Dyshohet se pas një debati mes bashkëshortëve, që sipas raportimit kishte të bënte me dyshimet për tradhti bashkëshortore, A. F. e ka goditur bashkëshorten me një shuplakë në fytyrë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore dhe ka refuzuar trajtimin mjekësor, si dhe strehimin, duke deklaruar se nuk e konsideron të nevojshëm.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në arrati. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
