MIT vazhdon kufizimin e qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në

0%

Shpërndaje në: Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se për shkak të temperaturave të larta, nesër sërish do të ketë kufizim në orar të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Kufizimi i qarkullimit do jetë nga ora deri në orën .

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e nesërme, do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Në AUTOUDHË, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora deri në , pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë”, thuhet në njoftim. Sipas MIT-it, kjo nuk vlen edhe për rrugët nacionale, rajonale e lidhëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa nga kufizimi përjashtohen “automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.” Edhe Arbëri 5 muaj më parë Kosova kërkon angazhimin e QUINT-it pas arrestimit të veteranit të UÇK-së në Serbi Ky kufizim në orar i këtyre automjeteve është bërë pasi gjatë sezonit veror për shkak të temperaturave të larta, rreziku i dëmtimit të asfaltit rritet edhe më shumë.

Ndërkohë para një jave, ministri në detyrë i këtij dikasteri, Dimal Basha, ka thënë se deri në atë periudhë që prej kur është vendosur një masë e tillë, vlera e përgjithshme e gjobave të shqiptuara ka arritur në 13,910 euro, nga të cilat 13,140 euro janë vendosur ndaj operatorëve ekonomikë, ndërsa 770 euro ndaj personave fizikë.

Burimi: Koha