Dyshohet se mbajtën të mbyllur për një kohë punëtorët e Drejtorisë së

0%

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar menaxherin dhe katër punëtorë të një resorti në Kavajë, pasi dyshohet se kishin mbajtur të mbyllur për një kohë punëtorët e Task Forcës së Drejtorisë së Tatimeve. Sipas njoftimit, të dyshuarit e arrestuar janë S.N., 34 vjeç; Z.J., 56 vjeç; A.K., 56 vjeç; H.S., 64 vjeç dhe B.A., 57 vjeç.

“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë , kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën” – thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Burimi: Kallxo