Deschamps: I uroj më të mirën Francës dhe pasardhësit tim

0%

Didier Deschamps mbrëmë pati ndeshjen e tij të fundit si trajner i Francës. 14 vite zgjati aventura e tij, ku e shndërroi Francën në një kombëtare elitare pas skandalit që e kishin pasur në Botërorin e 2010-tës. Pasardhësi i tij pritet të jetë një tjetër legjendë, Zinedine Zidane me të cilin kishin luajtur bashkë si me “Les Bleus” ashtu dhe Juventusin.

Më tutje ai foli rreth kësaj çështje, duke i lënë dhe një mesazh pasardhësit të tij. “Trashëgimia që i lë pasardhësit tim? Potenciali është aty. Ka disa lojtarë të jashtëzakonshëm që do të rriten nga kjo përvojë. Gjithçka është në vend që kjo skuadër e Francës të mbetet në nivelin më të lartë. I uroj më të mirën Francës dhe pasardhësit tim. Pas kësaj, do të bëhem një mbështetës i heshtur.

A do të flas me të? Askush nuk më ka pyetur asgjë ende. Tani për tani, po planifikoj të shkoj me pushime dhe të kaloj kohë me familjen time, por do ta shohim” , deklaroi Deschamps. Deschamps, pati sukses me Francën ku e fitoi Botërorin në vitin 2018, duke u bërë i treti që e fiton atë si lojtar dhe trajner, pas Zagallos dhe Beckenbauerit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot