Didier Deshamp i ka dhënë fund eksperiencës së tij si trajneri i Francës me praninë në ndeshjen për vendin e tretë në Botërorin 2026. Edhe pse gjërat nuk shkuan siç donte trajneri, ai shpjegoi se vendimi që kishte marrë, kishte qenë për të mirën e Francës dhe jo të tijin, siç shpjegoi në një intervistë për “M6” pas ndeshjes ndaj Anglisë. “Ekipi kombëtar francez është mbi gjithçka.
Nuk më përket mua. Kam qenë në shërbim të tij në një mision për katërmbëdhjetë vjet. Nuk ka asgjë që kalon këtë fanellë. Largimi? Vendosa që duhej të mbaronte. Dhe nëse e mora këtë vendim, nuk ishte për veten time, ju them sinqerisht, ishte për të mirën e ekipit kombëtar francez.
Mund të mos e kem thënë më parë, por do t’ju them me sinqeritet, nuk ishte për veten time që e mora këtë vendim. Meqenëse mjedisi ishte kaq i padurueshëm për mua, ekipi kombëtar francez nuk e meriton këtë. Vendimi nuk u mor brenda natës. Por që kur u njoftua, gjërat kanë qenë shumë më mirë për ekipin francez. Mund të kisha marrë një vendim para Kupës së Botës, gjatë Kupës së Botës.
Nuk doja, sepse kam shumë respekt për ekipin francez”, shpjegoi Deshamp i cili zbuloi edhe një vendim drastik që ka marrë për të ardhmen e tij që pritet të vazhdojë në pankinën e një klubi apo përfaqësueseje tjetër. “Ka dy mundësi, të jem trajner klubi apo ekipi kombëtar. Të dyja janë të mundshme. Por ka diçka, ka një obligim diskrecioni në të ardhmen time.
Do të përmbahem nga të folurit për ekipin francez nga kjo mbrëmje e tutje”, deklaroi ai, duke kërkuar që në këtë mënyrë të mos vinte presion mbi pasardhësin e tij, Zinedin Zidan
