Bie Facebook-u, mijëra përdorues në mbarë botën raportojnë probleme

0%

Facebook ka pësuar sot një ndërprerje të papritur të shërbimit, duke shkaktuar probleme për përdoruesit në vende të ndryshme të botës. Sipas platformës “Downdetector”, e cila monitoron funksionimin e shërbimeve online, raportimet për probleme me Facebook-un nisën të rriteshin ndjeshëm rreth orës , sipas kohës lindore të Shteteve të Bashkuara.

Brenda një kohe të shkurtër, numri i raportimeve arriti në 3 mijë e 555, nga vetëm pesë raste të regjistruara pak çaste më herët. Përdoruesit raportuan vështirësi në qasjen në llogaritë e tyre dhe në përdorimin e funksioneve kryesore të platformës. Disa prej tyre nuk mundën të ngarkonin fotografi dhe video, ndërsa probleme u shfaqën edhe në dërgimin e mesazheve përmes Messenger-it.

Versioni i Facebook-ut për kompjuter raportohet se ishte i padisponueshëm, ndërsa deri më tani kompania Meta nuk ka dhënë sqarime për shkakun e ndërprerjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com