Matt Brown, një prej figurave më të njohura të reality show-t “Alaskan Bush People”, është kremuar pas vdekjes së tij tragjike në moshën 42-vjeçare. Sipas mediave amerikane, hiri i tij është dërguar në Krematoriumin e Qarkut Okanogan në shtetin e Uashingtonit. Autoritetet konfirmuan më herët se Brown humbi jetën nga vetëvrasja.
Sipas raportit të mjekut ligjor, si faktorë që kontribuuan në vdekje u përmendën edhe zhytja në ujë pas plagosjes dhe prania e metamfetaminës në organizëm, shkruan DailyMail. Trupi i tij u gjet më 30 maj në një lumë në Qarkun Okanogan, pas një operacioni kërkimor ku mori pjesë edhe vëllai i tij, Noah Brown. Ky i fundit ishte ai që e identifikoi trupin në vendngjarje.
Pas ndarjes së tij nga jeta, familja publikoi një mesazh prekës, duke e kujtuar Matt si një njeri inteligjent, krijues dhe të apasionuar pas natyrës. Ata theksuan se ai kishte luftuar për vite me radhë me sfida të shëndetit mendor dhe varësinë, ndërsa gjatë periudhave të rikuperimit kishte ndarë hapur përvojën e tij për të inkurajuar të tjerët të kërkonin ndihmë.
