Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në autostradën “Arbër Xhaferi”, në fshatin Babush. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Sinjalin se aksidenti ka ndodhur në orën , ndërsa në të janë përfshirë dy automjete. “Në ora , policia është njoftuar për një aksident trafiku.
Njësia e trafikut e autostradës, njofton nga vendi i ngjarjes (fshati Babush, autostrada ‘Arbër Xhaferi’), se në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Policia është duke u marrë me procedurat në vend ngjarje”, ka deklaruar Krasniqi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
