Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka sekuestruar një revole nga një person, i cili është parë në një video duke shtënë me armë zjarri në ajër. I dyshuari, njofton policia, ka posedon leje për revolen, dhe, rasti shkon në procedurë të rregullt. ‘’PËRDORIM I ARMËS SË ZJARRIT Fsh. Shirokë, Suharekë – .
Njësitet e hetuesisë kishin pranuar një video ku shihej një i dyshuar duke shtënë me arme zjarrit në ajër. Lidhur me rastin me datë kanë arrit që ta identifikojnë dhe shoqërojnë në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar. Nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole për të cilën posedon leje. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt’ ’, thuhet në raport.
