Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë ka goditur të shtunën lindjen e Turqisë, njoftoi Autoriteti Turk për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD). Epiqendra e lëkundjeve ishte në rrethin Battalgazi të provincës Malatya, ndërsa tërmeti u regjistrua rreth orës sipas kohës lokale. Lëkundjet u ndjenë edhe në provincat përreth, përfshirë Elazığ, Adıyaman, Tunceli dhe Şanlıurfa.
Sipas AFAD-it, deri tani nuk janë raportuar pasoja negative, dëme materiale apo viktima, ndërsa ekipet në terren kanë nisur vlerësimet për të kontrolluar situatën. Turqia është një nga vendet më aktive sizmike në botë dhe përjeton rregullisht tërmete të moderuara.
Vendi është goditur edhe nga disa katastrofa të mëdha sizmike në dekadat e fundit, përfshirë tërmetet shkatërruese të vitit 2023 në provincën Kahramanmaraş, ku humbën jetën më shumë se 53 mijë persona. Autoritetet turke vazhdojnë monitorimin e zonës për të identifikuar dëme të mundshme ose lëkundje pasuese. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
