Aksion për shmangie tatimi në 35 autoparkingje në Gjilan e Viti

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksion të gjerë inspektimi që është realizuar në 35 autoparkingje në Gjilan dhe Viti. Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës (IQP) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.

“Me datën Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese: Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës (IQP) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka realizuar një aksion inspektimi në tridhjetë e pese (35) auto parkingje në qytetet Gjilan dhe Viti.

Gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje me të cilat janë marrë institucionet përkatëse’’, thuhet në raportin e PK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha