Aktori Kastriot Çaushi vlerëson se suksesi i Spanjës vjen si pasojë e besimit të trajnerit te talentet e reja. Në emisionin “Kampionët e Botës”, Çaushi u shpreh se trajneri i Spanjës, De La Fuente, ka krijuar një model të suksesshëm duke promovuar futbollistë që i përkasin moshës nga 17 deri në 21 vjeç, e sipas tij një shembull i tij duhet të merret edhe nga Shqipëria.
Ai nuk përmendi emra konkretë, por moderatorja Marina Vjollca deklaroi se Alban Bushi duhet të jetë trajneri i kombëtares sonë. Diçka e tillë u mbështet edhe nga Çaushi. Kastriot Çaushi: Shembulli i tij, i marrjes së 17, 19, 21-vjeçarëve, ka krijuar shembull në botë dhe xhelozi, në një lloj mënyre. Thonë shumë që ne duhet ta ndjekim këtë shembull.
Pa përmendur një emër të veçantë, këtë shembull mund ta ndjekë edhe Shqipëria. Pra, një trajner që punon me moshat prej 10 vitesh, në dijeninë time, mund të jetë i aftë që të krijojë pikërisht këtë grupin shumë më shpejt se sa një trajner që vjen pa e njohur fare kombëtaren, pa e njohur fare psikologjikisht… vjen në një vit, dy, herë i suksesshëm, shumë herë i pasuksesshëm.
Ky shembull, mendoj unë, duhet marrë parasysh edhe nga ne. Edhe nga ekipet tona. Thashë edhe një herë, nuk përmend emra, por kemi shembuj që… Marina Vjollca: Bushi duhet të bëhet trajner i kombëtares. Kastriot Çaushi: Mundet të bëjë një hap të rëndësishëm për grupin shqiptar. Grupin e vërtetë që mund të bëjë përpara.
Marina Vjollca: Ne të gjithë, në fakt, presim që Bushi të jetë trajner i kombëtares, kështu që shpresojmë.l
