​Shaqiri e Zhegrova përballen sot në miqësore

0%

Skuadra zvicerane Baseli do të përballet sot me gjigantin italian Juventus në një ndeshje miqësore, e cila zhvillohet në stadiumin “St. Jakob-Park” me fillim nga ora . Kjo përballje vjen në kuadër të përgatitjeve verore të të dy ekipeve për sezonin 2026/27, ndërsa për vendasit konsiderohet si testi i fundit para nisjes së kampionatit.

Nga ana tjetër, Juventusi i drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti po e shfrytëzon këtë takim për të rritur formën fizike dhe për të testuar skuadrën para turneut veror në Azi dhe Australi. Kjo ndeshje pritet të jetë një sfidë interesante, pasi dy ekipet rikthehen të përballen në Bazel pas më shumë se dy dekadash, që nga takimi i fundit në garat evropiane në vitin 2003.

Trajneri i Baselit, Stephan Lichtsteiner, i cili ka një të kaluar të suksesshme me Juventusin, e ka cilësuar këtë duel si të veçantë, ndërsa pret një paraqitje të mirë nga skuadra e tij përballë një kundërshtari të nivelit të lartë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndeshja miqësore mes Baselit dhe Juventusit pritet të tërheqë vëmendje të madhe të tifozëve, duke qenë një test serioz për të dy klubet në prag të sezonit të ri.

Burimi: Bota Sot