Pas skandalit të mesazheve, Adam Levine dhe Behati Prinsloo shfaqen

0%

Adam Levine dhe Behati Prinsloo kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre të afërt gjatë një udhëtimi familjar në St Tropez, pak ditë para përvjetorit të 12-të të martesës së tyre. Këngëtari i Maroon 5 , 47 vjeç, dhe supermodelja 38-vjeçare u fotografuan duke shijuar kohën në një jaht luksoz, ku u panë duke u përqafuar, duke shkëmbyer puthje dhe duke kaluar momente romantike së bashku.

Levine u shfaq me rroba banje, duke ekspozuar tatuazhet e tij, ndërsa Prinsloo tërhoqi vëmendjen me një kostum banje të zi elegant, shkruan DailyMail. Çifti gjithashtu ndau momente aventureske me dy vajzat e tyre, Dusty Rose, 9 vjeçe, dhe Gio Grace, 8 vjeçe, ndërsa kanë edhe një djalë trevjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik.

Kjo paraqitje vjen rreth katër vite pas skandalit të vitit 2022, kur Levine u përball me kritika pas publikimit të disa mesazheve flirtuese me modelen Sumner Stroh. Në atë periudhë, këngëtari pranoi publikisht se kishte kaluar kufijtë me komunikimet e tij, ndërsa mohoi një lidhje fizike. Pavarësisht vështirësive, çifti ka vazhduar martesën dhe jetën familjare së bashku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Levine së fundmi ndau edhe një fotografi të rrallë me të tre fëmijët e tyre, duke treguar anën e tij familjare. Adam Levine dhe Behati Prinsloo u martuan më në Cabo San Lucas, Meksikë, në një ceremoni ku morën pjesë edhe shumë figura të njohura të Hollywood-it.

Burimi: Telegrafi