Ndahet nga jeta Nuri Bajrami, gazetari dhe ish-nënkryetari i KSHPK-së

0%

Në moshën 66-vjeçare ka ndërruar jetë Nuri Bajrami nga Gostivari, një personalitet që la gjurmë në gazetari, administratën publike dhe institucionet e shtetit. Ai ishte ndër bashkëpunëtorët dhe punonjësit e parë në televizionin lokal “TV2” në Gostivar, ku për rreth një dekadë shërbeu si gazetar dhe kryeredaktor.

Përveç angazhimit në gazetari, Bajrami ishte jurist me profesion ndërsa detyrën e ushtroi për vite të tëra në Komunën e Gostivarit. Më pas, ai kontribuoi edhe në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ku mbajti postin e nënkryetarit, duke u angazhuar për forcimin e integritetit institucional dhe luftën kundër korrupsionit.

Familja Bajrami njofton se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në Gostivar, me namazin e ikindisë. .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi