Shpërndaje në: Kampionia në fuqi e Botës, Argjentina, është duke marrë përkrahje shumë të madhe nga tifozët për ta sjellë në shtëpi një tjetër trofe të çmuar. Kështu ka theksuar të premten mbrëma në konferencën për shtyp përzgjedhësi Lionel Scaloni. Argjentina të dielën mbrëma luan ndaj Spanjës në finale.
“I shohim njerëzit tanë se si festojnë, si lumturohen, kjo përcillet te ne dhe është e pamundur që të mos na prekin zemrën”, ka thënë Scaloni. Scaloni ka thënë se në finalen e Spanjës do të luajnë pikërisht për tifozët, për shtetin dhe për gjithë familjet argjentinase.
Edhe Botërori 2026 1 muaj më parë Autogoli që solli vrasjen e Escobarit pas Botërorit 1994 Me këtë është pajtuar edhe portieri Emiliano Martinez. “Tifozët janë absolutisht të çmendur, ndryshe nga shtetet tjera. I sheh duke festuar në 2 të mëngjesit në motin e ftohtë të Argjentinës. Ne do ta bëjmë më të mirën për ta fituar edhe një trofe në shtetin tonë”, ka deklaruar Martinez.
Martinez, hero i Botërorit 2022 në Katar, ka thënë se këtë Kupë të Botës është duke e shijuar më shumë. Scaloni është pyetur edhe për paraqitjet e Messit. Edhe Botërori 2026 1 j. më parë Fitorja dramatike e Argjentinës u përcoll edhe nga aeroplani “Të jesh në gjendje të arrish në finale si 39-vjeçar është diçka e jashtëzakonshme. Duhet ta vlerësojmë atë që ai bën.
Ai ka bërë diçka që para disa vjetësh është menduar si e pabesueshme. Nuk ka qenë e lehtë që të arrinte në këtë pikë dhe të luante në këtë nivel. Por, shpresoj që të fitojmë. Edhe nëse nuk fitojmë, ai përsëri do të jetë shembull për të gjithë”, ka deklaruar Scaloni. Ai është pyetur nëse ky do të jetë Botërori i fundit i Messit. Scaloni ka qeshur dhe ka thënë se këtë nuk e di.
