Mot i vranët me intervale me diell, temperaturat deri në 34 gradë

0%

Për të dielën në Kosovë parashihet mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë as intervalet me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende pritet të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 30 deri në 34 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com