Mërgim Vojvoda është zyrtarisht lojtar i Udineses. Klubi italian ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës nga Como, duke e prezantuar si një përforcim të rëndësishëm për repartin defensiv. 31-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri më , me opsion për vazhdimin e bashkëpunimit edhe për një sezon tjetër.
Në njoftimin zyrtar, Udinese e vlerësoi Vojvodën si një futbollist i aftë të luajë si në mbrojtjen me katër lojtarë, ashtu edhe në rolin e krahut të djathtë në skemat me pesë mbrojtës, llubi thekson gjithashtu cilësitë e tij teknike dhe kontributin në fazën sulmuese. Vojvoda pritet të jetë një nga emrat e rëndësishëm të skuadrës për sezonin e ri në elitën e futbollit italian.
