E veshi në finalen e Botërorit 1958, fanella historike e Peles shitet

0%

Fanella që legjenda braziliane Pele veshi në finalen e Kupës së Botës 1958 është shitur për 4.9 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga “Sotheby’s” në Nju Jork.

Ajo është tashmë fanella e dytë më e shtrenjtë në historinë e futbollit, pas asaj të Argjentinës që Diego Maradona veshi kur shënoi golin e famshëm “Dora e Zotit” ndaj Anglisë në Kupën e Botës 1986, e cila u shit për 7.1 milionë paund në vitin 2022.

Fanella e Peles nga finalja e vitit 1958 mori gjithsej 10 oferta nga më shumë se pesë blerës dhe u bë objekti më i shtrenjtë i kujtimeve të tij sportive i shitur ndonjëherë në ankand. Interesant është fakti se e njëjta fanellë ishte shitur në vitin 2004 për vetëm 105.600 dollarë, duke shumëfishuar vlerën e saj gjatë dy dekadave të fundit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në finalen e Botërorit 1958, Pele ishte vetëm 17 vjeç kur shënoi dy gola në fi toren ndaj Suedisë, duke i dhuruar Brazilit titullin e parë kampion bote. Ai vazhdon të mbajë rekordin si futbollisti më i ri që ka shënuar në një finale të Kupës së Botës.

“Rezultati i sotëm është një dëshmi e fuqishme e trashëgimisë së përjetshme të njërit prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, deklaroi Brendan Haukes, drejtues i strategjisë dhe zhvillimit sportiv në “Sotheby’s”.

“Kjo fanellë s’është vetëm një kujtim i përhershëm i një prej momenteve më të rëndësishme në historinë e futbollit, por lidhet drejtpërdrejt me çastin që e shndërroi Pelen në ikonë globale të sportit”. Në ankandin “The Beautiful Game”, të zhvilluar të enjten, u shitën edhe disa objekte të tjera të rralla.

Shiriti i kapitenit që Diego Maradona mbajti gjatë Botërorit 1986, përfshirë ndeshjen kundër Anglisë ku realizoi golin e famshëm “Dora e Zotit”, u shit për 512 mijë dollarë.

Ndërkohë, fanella e Lionel Mesit nga fitorja epike 6-1 e Barcelonës ndaj PSG-së në Ligën e Kampioneve në vitin 2017 u shit për 217.600 dollarë, ndërsa fanella e David Bekham nga ndeshja e tij e 50-të me Anglinë në Kupën e Botës 2002 arriti vlerën e 51.200 dollarëve.

Burimi: Bota Sot