Një 62-vjeçar ka humbur jetën pas një rrëzimi aksidental në banesën e motrës së tij në Korçë. 62-vjeçari kishte shkuar për vizitë te motra e tij. Dyshohet se ai ka rrëshqitur në ambientet e tualetit, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.
Menjëherë pas ngjarjes, familjarët kanë njoftuar shërbimin e urgjencës. 62-vjeçari u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Korçës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Policia ka nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
