Haziri: Stabiliteti e normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të

0%

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit brenda kësaj partie. Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se stabiliteti dhe normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së, duke theksuar se kjo parti ia ka borxh anëtarësisë dhe të ardhmes së Republikës.

Haziri ka thënë se i kupton aktivistët dhe militantët e LDK-së që kërkojnë që partia të jetë e para, por ka kritikuar ata që, sipas tij, fillimisht e kanë lartësuar partinë dhe më pas kanë shkruar “nekrologji” për të. Sipas Hazirit, LDK mund të përballet me sfidat e vendit përmes debatit të brendshëm, marrëveshjeve politike dhe demokracisë së brendshme.

Postimi i plotë: I duroj e mundohem me i kuptu krejt ata që merren me LDK-në duke na këshillu e mësu se qysh duhet me u sjell, çka duhet e çka nuk duhet të bëjmë. Bile edhe ata që shpesh ju referohen autoriteteve si ‘patericë’, ‘harrën’ e çka jo tjetër. E di saktë për kend e bëjnë e për çfarë agjendash. Punë përvoje, po get. Po bahen 38 vjet në politikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I kuptoj më së shumti aktivistat e militantët që vuajnë me zemër e me bindje dhe e duan LDK-në me qenë e para. Pa dalë e para, asnjë kryetar nuk e lënë rehat, duke ia kërku dorëheqjen. Ama nuk i kuptoj ata që në fillim na lartësonin deri në qiell dhe më pas shkuan aq larg sa shkruan nekrologji për LDK-në. Mos u lodhni shumë, se LDK i takon anëtarësisë e jo funksionarëve.

LDK din e mundet me u përball me agjendën e Republikës, duke përballu kërkesat e saj me debat të brendshëm, marrëveshje politike apo demokraci të brendshme. Periudha post-independente dhe post-Rugoviste, veç një gjë e ka konfirmu: që pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje. Stabiliteti e normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së!

Ia kemi borxh anëtarësisë dhe të ardhmes së Republikës. Koha më ka dhënë të drejtë që rikthimi i madh i LDK-së ndodh nga lart-poshtë, me marrëveshje të madhe politike, pa e dëmtu demokracinë e brendshme. LDK ishte parti ringritëse në një kohë të pakohë, sepse kur krejt ishin rrëzu e dorëzu, LDK nisi ringritjen tonë, si shoqni e organizume. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com