Evropa dhe SHBA po “përvëlohen” nga temperaturat rekord, qytetet

0%

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po përballen me temperatura jashtëzakonisht të larta, ndërsa qytetet po detyrohen të kërkojnë zgjidhje të reja për t’u përshtatur me valët ekstreme të të nxehtit.

Ekspertët thonë se qytetet duhet të ndjekin shembullin e disa zonave në Arizona të SHBA-së, të cilat prej vitesh janë përballur me temperatura ekstreme dhe kanë zhvilluar mënyra për të mbrojtur banorët nga nxehtësia e madhe.

Ndër masat që po shqyrtohen janë zgjerimi i zonave të gjelbra, mbjellja e më shumë pemëve, përdorimi i materialeve që reflektojnë rrezet e diellit në ndërtesa dhe rrugë, si dhe krijimi i hapësirave publike të freskëta për qytetarët. Valët e të nxehtit në Evropë kanë sjellë temperatura rekord, duke vënë në alarm shërbimet shëndetësore dhe autoritetet lokale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mësim nga Franca – dikur strehoheshin pas gurëve, sot më nuk mjafton Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po i bëjnë këto episode më të shpeshta dhe më intensive, shkruan bbc . Në shumë qytete evropiane, infrastruktura tradicionale urbane po rezulton e papërshtatshme për përballimin e temperaturave gjithnjë e më të larta.

Betonizimi i madh dhe mungesa e hapësirave të gjelbra krijojnë të ashtuquajturin “efektin ishull i nxehtësisë urbane”, ku temperaturat në qytete janë dukshëm më të larta se në zonat përreth.

Ekspertët theksojnë se qytetet duhet të ndryshojnë mënyrën e planifikimit urban dhe të përgatiten për një klimë më të nxehtë, duke e trajtuar mbrojtjen nga temperaturat ekstreme si një çështje të sigurisë publike.

Burimi: Telegrafi