Europa “zbarkon” në Vlorë / Turistët e huaj preferojnë qytetin

0%

Pushues vendas dhe të huaj kanë zgjedhur Vlorën për pushimet e tyre verore. Në mesin e korrikut numri i turistëve është rritur ndjeshëm. Shumë prej tyre kanë ardhur nga Europa. Deti është ai që i tërheq. Gjithashtu shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë kthyer për të pushuar pranë familjarëve.

Harta e turistëve që frekuentojnë Vlorën këtë vit është zgjeruar, ndërsa vizitorët nga Anglia dhe Suedia janë shtuar. Ky qytet për ta është një nga destinacionet ideale për të kaluar pushimet.

Burimi: Bota Sot