Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë

0%

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen e grurit. Por një bujku në Shalë të Lipjanit, duket se investimi prej rreth 3 mijë eurosh i shkoi dëm. Kjo pasi ara e tij prej rreth 3 hektarësh, e mbjellë me grurë, iu dogj ditën e sotme. Deri më tani, nuk ka informacione nëse zjarri është shkaktuar qëllimshëm apo aksidentalisht.

Burimi: Bota Sot