Shpërndaje në: Marc Cucurella ka bërë të ditur se mund të tërhiqet nga Përfaqësuesja e Spanjës. Mbrojtësi i krahut ka zbuluar se nëse Spanja arrin të fitojë Kupën e Botës, ai do ta konsideronte misionin e tij me ekipin përfaqësues të përfunduar.
Mbrojtësi i Real Madridit beson se fitimi i trofeve më të mëdhenj me përfaqësuesen, përfshirë Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës, do të ishte realizimi i të gjitha synimeve të tij në nivel ndërkombëtar. Cucurella ka zbuluar gjithashtu se në rast të fitimit të Botërorit, do të bëjë tatuazh fytyrën e selektorit Luis de la Fuente.
“Nëse fitojmë Kupën e Botës, do ta telefonoj Luisin të nesërmen dhe do t’i them të mos mbështetet më tek unë, se po tërhiqem nga ekipi kombëtar. Nëse fitojmë Kupën e Botës, do të bëj tatuazh fytyrën e trajnerit Luis de la Fuente”, ka thënë Cucurella, shkruajnë të shtunën mediumet spanjolle.
