Shpërndaje në: Arsenal i madh armësh e municionesh janë kapur nga policia sivjet në 51 raste, në komunat e veriut të banuara kryesisht me serbë. Policia ka konfirmuar se për to ka arrestuar 18 persona të dyshuar dhe ka identifikuar edhe persona të tjerë, të cilët janë në kërkim.
“Gjatë këtyre rasteve janë sekuestruar armë të ndryshme, përfshirë armë automatike AK-47, pushkë M-48, pushkë gjuetie, granata dore të llojeve të ndryshme, municion të kalibrave të ndryshëm, uniforma ushtarake, radiolidhje, dylbi, gazmaska, sasi eksplozivi etj.”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Komunat e veriut kanë lidhje territoriale me Serbinë, shtet të cilin Kosova e akuzon edhe për sulmin terrorist në Banjskë, me qëllim aneksimin e kësaj pjese të banuar kryesisht me serbë. Pjesë e madhe e armëve e municioneve, janë gjetur nga Policia në hapësira të pabanuara.
Ish-koloneli i Policisë, Refki Morina, ka thënë se armët duhet t’i nënshtrohen ekzaminimeve për të verifikuar nëse janë përdorur në raste kriminale e sulme terroriste.
Edhe Arbëri 25 min. më parë Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve ta shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut “Duhet të shikohet menjëherë aspekti balistik i tyre, për arsye se këto armë mund të jenë ato të cilat janë përdorur për ndonjë vrasje, për ndonjë akt terrorist ose në forma të tjera, në mënyrë që ato të kontrollohen në mënyrën më detajuar të mundshme”, ka thënë Morina.
Sasia më e madhe e armëve dhe e municioneve është kapur në shtatorin e 2023-s, pas kundërpërgjigjes së Policisë ndaj sulmit terrorist në Banjskë. Sipas autoriteteve, vlera e këtij arsenali është mbi 5 milionë euro.
