Një 30-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë, ndërsa tashmë janë mësuar detaje për viktimën e rastit. Sinjali mëson se i plagosuri është Blerim Mustafa, rreth 30-vjeçar, i cili pas ngjarjes është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Sipas informacioneve të siguruara, ngjarja ka ndodhur rreth orës në rrugën “Artim Jashari” në Mitrovicë. Policia ishte njoftuar fillimisht se në Spitalin Rajonal ishte dërguar një person i plagosur. Në spital, zyrtarët policorë kanë kontaktuar me viktimën, e cila kishte plagë në kokë dhe nën kraharorin e majtë, që dyshohet se janë shkaktuar me një mjet të mprehtë – thikë.
Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar të dyshuarin Besart Rama, rreth 24-vjeçar, i cili dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Në vendin e ngjarjes, hetuesit dhe krimteknikët kanë sekuestruar një thikë, një telefon celular dhe një motoçikletë, për të cilën dyshohet se drejtohej nga viktima në momentin e sulmit.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se motivi i incidentit ende nuk është zbuluar. I dyshuari, gjatë testimit, ka rezultuar me 1.48 promil alkool në gjak dhe me urdhër të Prokurorit është mbajtur nën mbikëqyrje deri në krijimin e kushteve për procedurat e mëtejshme.
Ekskluzive | Ky është i dyshuari për tentim-vrasjen në Mitrovicë, 30-vjeçari u plagos me thikë Ekskluzive | Sulm me thikë në Mitrovicë, 30-vjeçari përfundon i plagosur – arrestohet i dyshuari Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!