Trump akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020

0%

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar Kinën se kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe se kishte siguruar në mënyrë të paligjshme të dhënat e rreth 220 milionë votuesve amerikanë.

Gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se kishte deklasifikuar qindra dokumente të inteligjencës, të cilat, sipas tij, zbulojnë dobësi serioze në sistemin zgjedhor amerikan. Megjithatë, ai nuk paraqiti prova se veprimet e pretenduara të Kinës kishin ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve.

Vlerësimi zyrtar i komunitetit amerikan të inteligjencës kishte arritur më herët në përfundimin se Kina nuk kishte ndërhyrë për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Edhe Ambasada Kineze në Uashington i hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se Pekini nuk kishte ndërhyrë dhe nuk do të ndërhynte në zgjedhjet amerikane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Demokratët e kritikuan presidentin, duke e akuzuar se po përpiqet të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor përpara zgjedhjeve të nëntorit. Ndërkohë, një sondazh i ri i “Washington Post-Ipsos” tregon se mbështetja për Trumpin ka rënë në 37 për qind, ndërsa 61 për qind e të anketuarve nuk e miratojnë punën e tij.

Shqetësimet kryesore lidhen me koston e jetesës, ekonominë dhe luftën me Iranin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com