Sulmet ruse në Odesa lënë dy të vdekur dhe tetë të plagosur, goditet

0%

Sulmet e reja ruse ndaj qytetit port të Odesës kanë shkaktuar dy viktima dhe tetë të plagosur, njoftuan autoritetet ukrainase të enjten në mbrëmje. Sipas zëvendëskryetarit të bashkisë, Oleksandr Filatov, një raketë goditi një ndërtesë apartamentesh, ndërsa u dëmtuan edhe një shkollë, automjete dhe infrastrukturë tjetër civile.

Shërbimet e emergjencës të Ukrainës bënë të ditur se mes viktimave ishte edhe një grua, e cila ndodhej në një park së bashku me fëmijët e saj në momentin e sulmit. Fëmijët e saj arritën të mbijetonin. Odesa ishte në shënjestër të sulmeve me raketa dhe dronë për të pestën ditë radhazi.

Vetëm një ditë më parë, autoritetet lokale raportuan tre të vrarë dhe tre të plagosur si pasojë e bombardimeve. Sipas autoriteteve ukrainase, sulmet e vazhdueshme ruse ndaj qytetit port vijnë si hakmarrje për goditjet ukrainase ndaj anijeve tregtare, veçanërisht në Detin e Azovit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Financial Times, duke cituar të dhëna nga kompania e sigurisë detare Ambrey, raportoi se sulmet e fundit kanë ulur me rreth një të tretën eksportet e drithërave nga porti i Odesës, duke shtuar shqetësimet për ndikimin e konfliktit në tregtinë ndërkombëtare dhe furnizimin global me ushqime.

Burimi: Bota Sot