Shqipëria të premten do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera –herës deri mesatare kalimtare.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezentë, në veri e verilindje në formë pikash nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdetin jugor hera-herës era do të arrijë deri 10 m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
